33.6 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Chris LaCivita në mitingun e PD: “Shqiptarët kanë një shans historik për të ndryshuar të ardhmen”

Në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Tiranë, drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita, mbajti një fjalim të fuqishëm, duke e cilësuar 11 majin si një moment historik për shqiptarët dhe një mundësi reale për ndryshim.

“Ju keni tani një shans historik”, u shpreh LaCivita, “për t’i treguar botës se shqiptarët e refuzojnë politikën e së kaluarës, nuk frikësohen dhe nuk reshtin së luftuari për familjet e tyre”. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke marrë me vete familjarë, miq e fqinj, për të, siç tha, “larguar Edi Ramën”.

LaCivita vlerësoi Sali Berishën si njeriun që mund t’i japë fund korrupsionit dhe të ringrejë ekonominë:
“Në Shqipërinë e re me Berishën, ju do keni një burrë që shpëton jetë. Pse të mos vendosni besimin tuaj në një mjek që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë?” – u shpreh ai, duke e prezantuar Berishën si figurë të së ardhmes dhe jo të së shkuarës.

Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë me rëndësi ndërkombëtare, duke deklaruar:
“E gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje” dhe përfundoi me mesazhin: “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...