12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Reagon Policia e Korçës pas videove të Edmond Spahos: Nuk ka prova për blerje votash, procedohet autori i regjistrimit

Pas publikimit të dy videove nga kandidati i Partisë Demokratike për Korçën, Edmond Spaho, ku pretendohej se një kandidat i Partisë Socialiste kishte ofruar para në këmbim të votave në fshatin Podgorie-Maliq, Policia e Korçës ka dalë me një reagim zyrtar duke hedhur poshtë akuzat për shitblerje votash.

Sipas njoftimit të policisë, nga analiza e videove nuk u konstatuan veprime të kundërligjshme që lidhen me korrupsion elektoral. Përkundrazi, është proceduar penalisht shtetasi A.P., 34 vjeç, i cili sipas autoriteteve ka kryer regjistrimin, por ka refuzuar të dorëzojë pajisjen për ekspertizë, duke u akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia bëri të ditur se A.P. është person me precedentë penalë, i dënuar më herët për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Ai është identifikuar si autori i regjistrimeve dhe si personi që ka penguar hetimin duke mos bashkëpunuar me organet ligjzbatuese.

“Nuk rezulton ndonjë veprim i kundraligjshëm nga ana e kandidatit të PS-së A.J., ndërsa materialet janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme,” thuhet në komunikatën zyrtare.

Kjo ngjarje ka sjellë polemika në ditët e fundit të fushatës, me Spahon që ka akuzuar PS-në për manipulime zgjedhore, ndërsa reagimi i policisë vjen si një refuzim institucional i këtyre pretendimeve, duke vendosur në fokus vërtetësinë e provave dhe pengimin e drejtësisë nga personi që kreu regjistrimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...