23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Merz: Trump po humbet durimin me Putinin – nëse s’ka armëpushim, SHBA do shtrëngojë sanksionet

Në një intervistë për gazetën BILD, Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe në mënyrë të veçantë Presidenti Donald Trump po e humbasin durimin me Vladimir Putinin, për shkak të mungesës së vullnetit për armëpushim në Ukrainë.

Merz theksoi se Perëndimi i ka bërë Kremlinit një ofertë konkrete për një armëpushim 30-ditor, për të krijuar hapësirë për përgatitjen e bisedimeve të paqes. “Topi tani është në fushën e Putinit. Ai duhet të përgjigjet”, deklaroi ai.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Perëndimi është i gatshëm për masa të reja. “Në rast refuzimi, do të ketë një shtrëngim serioz të sanksioneve dhe një mbështetje më të gjerë për Ukrainën – politike, financiare dhe ushtarake”, paralajmëroi kancelari gjerman.

Merz nënvizoi se SHBA dhe Trump e mbështesin këtë qasje, duke shtuar se “po humbasin durimin” me Putinin. Ai vuri në dukje se ekziston një nivel i lartë konsensusi mes aleatëve evropianë dhe SHBA-së, duke përmendur një bashkëpunim të ngushtë transatlantik.

Në lidhje me mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me Putinin, Merz u shpreh i hapur: “Nëse ndihmon për t’i dhënë fund luftës, jam gati të bëj shumë. Por fillimisht, duhet të arrijmë qëllimin e një armëpushimi pas kësaj fundjave.”

Ky qëndrim shënon një rritje të presionit diplomatik dhe ekonomik ndaj Moskës nga blloku transatlantik në një fazë vendimtare të luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...