12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Rezultat dramatik në Tiranë: Olta Xhaçka rrëmben mandatin me vetëm dy vota më shumë se Blerina Gjylameti

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës dhe rezultati ka sjellë një përmbysje surprizë në radhët e Partisë Socialiste. Me vetëm dy vota diferencë, ish-ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina Gjylametit, duke siguruar një vend në Kuvend.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota, ndërsa Blerina Gjylameti 5804 vota – një garë me rezultat jashtëzakonisht të ngushtë që mund të hapë rrugën për ankesa dhe kontestime.

Ndërkohë, kandidati më i votuar në listën e hapur të PS-së në Tiranë është Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 22,398 vota, ndjekur nga Erion Braçe me 21,364 vota dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, me 19,113 vota.

Në pozicionet e mëposhtme renditen:
• Fatmir Xhafaj – 12,677 vota
• Ornaldo Rakipi – 9,683 vota
• Anila Denaj – 8,783 vota

Ky rezultat konfirmon jo vetëm konkurrencën e fortë brenda listës së PS-së në Tiranë, por edhe ndikimin e drejtpërdrejtë që votat preferenciale kanë pasur në ndarjen e mandateve, ku edhe dy vota mund të bëjnë diferencën mes hyrjes në Parlament dhe qëndrimit jashtë tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...