16.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Prokuroria çon në gjyq D.H. për vrasje me paramendim në bashkëpunim – Viktima u rrah për vdekje në Larisa të Greqisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, nga hetimet ka rezultuar se D.H., në bashkëpunim me shtetasin B.B., janë autorët e vrasjes së shtetasit A.V., ngjarje e ndodhur më 17 maj 2010 në krahinën e Larisës, Greqi.

Dosja u hap në vitin 2017, pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij ishte gjetur i pajetë, i dhunuar brenda makinës së tij. Nga hetimet u provua se D.H. e njihte viktimën, dhe natën e krimit ndodheshin në të njëjtin lokal nate, që administrohej nga vetë viktima, ku kishin konsumuar alkool së bashku.

Prokuroria vërtetoi se pas largimit nga lokali, D.H. ka komunikuar me bashkëpunëtorin B.B., dhe të dy kanë ushtruar dhunë brutale ndaj viktimës, duke e goditur në këmbë, duar dhe pjesë të tjera të trupit, goditje që i shkaktuan vdekjen.

Më pas, autorët e kanë futur trupin e viktimës në makinën e tij personale dhe e kanë zhvendosur nga vendi i ngjarjes, në përpjekje për të fshehur krimin.

Sipas të dhënave të hetimit, natën e ngjarjes viktima mbante me vete tre çeqe me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shkaku i vdekjes ka qenë goditjet e shumta në kokë.

Prokuroria konfirmon se janë mbledhur prova të mjaftueshme për të provuar se D.H. dhe B.B. kanë konsumuar veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, dhe rasti tashmë i është referuar gjykatës për shqyrtim penal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...