16 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Asgjësohen 625 bimë kanabis, procedohen penalisht zyrtarë lokalë

 

SHKODËR – Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër fazë të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”, duke asgjësuar 625 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa në territorin e qarkut Shkodër. Aksioni ka si qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike në zonat malore dhe rurale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, si pasojë e kontrollit intensiv në njësitë administrative të Postribës dhe Rrethinës, janë gjetur dhe asgjësuar 188 bimë narkotike, ndërsa për këtë rast janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi:

  • V. D., kryeplak i fshatit Drisht
  • S. H., kryeplak i fshatit Kir
  • A. M., specialist pyjesh

Kontrolle të ngjashme janë kryer edhe në njësitë administrative Gruemirë dhe Kastrat nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, ku janë gjetur dhe asgjësuar 142 bimë kanabisi. Gjithashtu, në njësinë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës kanë gjetur dhe asgjësuar 295 bimë të tjera narkotike.

Policia bën të ditur se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa operacioni “Koordinata” është ende në zhvillim në gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...