9.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

“Votat e Diasporës janë Manipuluar në Mënyrë të Frikshme!” – Ivi Kaso shpërthen ndaj PS: “Rezultate që do turpëronin edhe diktaturën!

Korçë – Në një deklaratë të fortë nga Parku Olimpik, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ivi Kaso, akuzoi hapur Partinë Socialiste për manipulim masiv të votave të diasporës, duke e cilësuar procesin si të deformuar dhe të pavlefshëm.

 “Kemi parë rezultat që kanë dalë nga votat e Greqisë, që do turpëronin edhe bastionet më të thekura socialiste. Rezultate të cilat janë për Partinë Socialiste në çdo qark, në çdo kuti votimi, me një maxhorancë solide prej 90% preferencash minimalisht.”

Sipas tij, procesi është “minuar nga parregullsi të shumta”, duke vënë theksin veçanërisht te zarfet që kanë ardhur nga Greqia:

 “Në raste të caktuara kemi patur majën si në qarkun e Beratit e Gjirokastrës me rezultate 98% të kutisë në favor të PS dhe pjesa tjetër për gjithë faktorët opozitarë. Rezultate që do turpëronin edhe në kohën e diktaturës. Shqiptarët po e shohin ditë pas dite se çfarë ka ndodhur.”

Ivi Kaso nënvizoi se kjo situatë është e dhimbshme për opozitën dhe për vetë emigrantët që kanë besuar tek ky proces:

 “Për fat të keq, vota e diasporës, për të cilën u luftua aq shumë, për të cilin u investua aq shumë, për të cilin PD ka bërë një betejë të jashtëzakonshme deri sa e konkretizoi, për fat të keq është besuar, e veçanërisht sa i përket rastit të Greqisë, është manipuluar në mënyrë të frikshme.”

Ai denoncoi gjithashtu edhe mënyrën e shpërndarjes së zarfeve:

 “Jemi njohur edhe me shoqata të Diasporës që kanë kallëzuar procesin në SPAK, kanë kallëzuar me emër dhe mbiemër drejtues të Partisë Socialiste. Kemi pasur mijëra denoncime që para se të mbyllej procesi. Është denoncuar fakti që zarfet nuk u kanë mbërritur në shtëpi dhe kur kanë shkuar në zyrat postare për t’i marrë i gjenin zarfet sikur ishin plotësuar.”

Duke e përmbyllur, demokrati shtoi me tone të ashpra:

Kemi pasur dhjetëra raste të dokumentuara të shkeljes së kontratës nga operatorët postarë të nënkontraktuar nga DHL, të cilët kanë bërë gjithçka në kundërshtim me garancinë bazë të procesit. I gjithë procesi i Greqisë është nul dhe bie poshtë.”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...