37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Lirohet nga burgu Safet Gjici! Gjykata pranon kërkesën për zbutje dënimi, ish-kryebashkiaku i Kukësit në arrest shtëpie

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia dhe do të vijojë vuajtjen e dënimit në kushtet e arrestit shtëpiak. Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila pranoi kërkesën për zbutje të masës së sigurisë.

Sipas burimeve zyrtare, masa e re u vendos për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj dënim, të cilat tashmë do t’i kryejë në banesën e tij.

Ish-kryebashkiaku u dënua pas publikimit të një videoje skandaloze që shkaktoi tronditje në opinionin publik dhe politikën shqiptare. Megjithatë, me vendimin më të fundit të Apelit, dënimi i tij nuk do të vijojë më në institucionin e vuajtjes së dënimit, por në shtëpi, nën mbikëqyrje të autoriteteve.

Ky zhvillim pritet të ngjallë debate, sidomos në opinionin publik, për mënyrën se si po trajtohen rastet që kanë pasur jehonë të gjerë dhe ndjeshmëri të lartë sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...