23 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Rama u dërgon mesazh kandidatëve të PS: “Mos e humbni fytyrën, jemi ende një skuadër”

Tiranë, 21 Maj 2025 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas informacioneve se disa kandidatë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar ankimime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votat preferenciale. Në një mesazh të brendshëm drejtuar kandidatëve të PS, Rama ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ruajtje të unitetit të skuadrës socialiste, pavarësisht rezultatit personal të secilit në zgjedhjet e 11 majit.

Rama shprehet se është informuar “me trishtim” për nisma individuale që kërkojnë rinumërime apo verifikime të materialeve filmike në lidhje me votën preferenciale. Ai thekson se nuk i mohon askujt të drejtën për të vepruar në mënyrë të pavarur, por nënvizon se këto veprime nuk sjellin përfitim, përkundrazi, rrezikojnë të dëmtojnë imazhin dhe besimin tek strukturat e partisë.

“Duke qenë se këtu, në këtë dritare, jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge,” – u shpreh Rama.

Kryeministri i konsideron të pamundura devijimet që mund të ndryshojnë rezultatin e votës preferenciale në përmasa të tilla që të përmbysin fituesit aktualë. Ai thekson gjithashtu se këto lëvizje vënë në dyshim integritetin e komisionerëve dhe numëruesve të Partisë Socialiste.

“Kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh,” – vijon ai në mesazh.

Në përmbyllje, Rama bën thirrje për reflektim, duke ironizuar me “ushqimin që do t’u japin qenerisë mediatike” ata që zgjedhin të ndjekin rrugën e ankimimeve, kur në fund, sipas tij, “mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...