♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Energjia e Diellit në Binjakë ju nxit të jeni më të hapur në komunikim dhe të eksploroni ide të reja. Në marrëdhëniet personale, është koha për të shprehur ndjenjat tuaja me sinqeritet. Në aspektin profesional, mund të lindin mundësi për bashkëpunime të reja.
⸻
♉ Demi (20 Prill – 20 Maj)
Sot mund të ndiheni të tërhequr drejt diçkaje më kuptimplotë ose më të fuqishme. Me Plutonin që është vendosur në sektorin tuaj të ambicieve dhe suksesit, një ndryshim i heshtur por i thellë në karrierën apo jetën tuaj publike mund të jetë në zhvillim. Bëni hapa të vegjël por të qëllimshëm – po ndërtoni diçka që do të zgjasë dhe që pasqyron jo vetëm atë që bëni, por edhe atë që po bëheni . 
⸻
♊ Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Me Diellin dhe Hënën në shenjën tuaj, ndiheni të mbushur me energji dhe entuziazëm. Kjo është një ditë ideale për të nisur projekte të reja dhe për të forcuar lidhjet shoqërore. Në dashuri, jeni më të hapur dhe të gatshëm për të ndarë ndjenjat tuaja. 
⸻
♋ Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Qartësia vjen kur je në gjendje të mbështetesh në vetvete dhe të mendosh në një mënyrë racionale dhe praktike. Stabiliteti do të jetë çelësi i lojës, kështu që nëse mund ta përqafosh vetëm këtë koncept, do të jesh në harmoni të përsosur me të gjithë dhe me gjithçka . 
⸻
♌ Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Energjia e ditës ju favorizon në aspektin social. Është një kohë e mirë për të ndarë idetë tuaja dhe për të ndërtuar marrëdhënie të reja. Në dashuri, jeni më të hapur dhe të gatshëm për të ndarë ndjenjat tuaja.
⸻
♍ Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni besim tek partneri dhe do ndiheni gati të pranoni propozimin që ju ka bërë. Për ju do fillojë një etapë e re shumë më e bukur nga më parë. Ju beqarëve do ju bëhen oferta mjaft interesante që jo vetëm do ua shtojnë rrahjet e zemrës, por do ju ndryshojnë edhe rrjedhën e jetës. Në punë do ecni me planifikim dhe do dini përherë kur të veproni për të arritur më të mirën. Përfundimisht edhe financat do jenë shumë herë më të mirë nga më parë . 
⸻
♎ Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj dite mund t’i kaloni vetëm duke besuar tek vetja e duke mos u ndalur. Nëse keni një lidhje, në disa momente do e keni të vështirë të bini dakord me atë që keni në krah, megjithatë do reflektoni dhe nuk do thoni direkt fjalën e fundit. Nëse jeni beqarë do jeni më të qartë për ato që dëshironi të bëni dhe do joshni vetëm një person. Në punë keni për të ecur para me ritme të ngadalta, por të sigurta. Bëni durim dhe mos humbisni asnjëherë besimin për një të nesërme më të mirë. Paratë do i përkujdeseni më shumë dhe nuk do kryeni shpenzime të palogjikuara . 
⸻
♏ Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Pavarësisht pamjes nuk do jeni aq të fortë gjatë kësaj dite. Në shumë momente do ndiheni vërtet delikatë dhe pa fuqi. Nëse keni një lidhje do ju lëndojnë shumë disa fjalë të partnerit, por nuk do e bëni veten. Gjithmonë do keni si synim të ecni përpara dhe të hidhni pas krahëve mërzitjet dhe pengjet. Dijeni se një ditë zemra do ju shpërthejë dhe do jetë më keq. Ju beqarët nuk do ju lejojnë familjarët të afroheni me disa persona dhe ju do gënjeni e do bëni gjithçka për të arritur atë që doni. Në punë nuk do jeni korrektë dhe do kërkoni më shumë merita nga sado ju takojnë. Në planin financiar gabimet do jenë të njëpasnjëshme dhe gjendja do dobësohet . 
⸻
♐ Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Optimizmi dhe iniciativa do të karakterizojnë javën tuaj duke filluar nga nesër, e mërkurë, 21 maj 2025. Projekte të reja pune të mundshme. Në dashuri, një surprizë mund të ndryshojë perspektivën tuaj. Shijo momentin . 
⸻
♑ Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Sot nuk do ju mundojë për asnjë moment dinamizmi dhe jeta profesionale do jetë më e privilegjuara nga të gjitha. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do krijoni asnjëherë situata të pakëndshme. Monotoninë dhe rutinën do e mbani gjithë kohës larg marrëdhënies që keni krijuar. Ju beqarët do keni dëshira të papërmbajtshme dhe mund të nxitoni të hidheni në krahët e dikujt pa e njohur mirë. Në punë çdo gjë do marrë një tjetër kuptim. Do hidhni hapat e duhura kurdoherë dhe të gjithë do ju marrin si shembull. Në planin financiar do guxoni shumë, do rrezikoni, por do ja dilni mbanë . 
⸻
♒ Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Ditë shumë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Logjika dhe maturia do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do ja shprehni edhe më shumë dashurinë partnerit dhe ai do gëzohet aq shumë saqë do ua plotësoje disa dëshira të mëdha që i keni shprehur. Lidhja mes jush do bëhet edhe më e fortë. Nëse jeni beqarët do hidhni hapat e para drejt një historie që do iu ndryshojë kuptimin e jetës në tërësi . 
⸻
♓ Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Do jeni shumë nostalgjikë sot dhe kjo do ju bëjë të mërziteni në disa momente. Ju të dashuruarit mundohuni të mos izoloheni për asnjë moment sepse partneri do ju largohet pak nga pak dhe përgjithmonë. Ai do ketë vërtet nevojë për ngrohtësinë tuaj.






