11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“67 fytyra të reja në Kuvend” – Parlamenti i ri dominon nga ekonomistët, juristët dhe mjekët

TIRANË – Seanca konstituive e parlamentit më 8 Shtator do të shënojë një rekord të ri në përbërjen e legjislativit shqiptar: 67 deputetë të rinj do të bëjnë betimin për herë të parë në sallën e Kuvendit, duke sjellë me vete prurje të reja profesionale dhe eksperienca të ndryshme akademike.

Sipas një hulumtimi mbi jetëshkrimet e deputetëve të zgjedhur më 11 maj, profesionet më të përfaqësuara në Kuvend do të jenë ato të ekonomistëve dhe juristëve, duke vijuar një traditë të konsoliduar ndër vite.

“Parlamenti i ekonomistëve” – 31 deputetë me profil financiar dhe menaxherial

Plot 31 deputetë të rinj dhe të rikthyer vijnë nga fusha të ekonomisë, financës dhe administrimit të biznesit. Erion Braçe, i njohur për ekspertizën e tij ekonomike dhe përvojën në gazetari, do të ketë krah vetes emra si Tërmet Peçi, Ceno Klosi, Petrit Malaj, dhe Delina Ibrahimaj, duke forcuar grupin e specialistëve të shifrave në debatet parlamentare.

Një tjetër zë i pritur në debatet për ekonominë është Belind Këlliçi, për të cilin përvoja e studimeve në Shtetet e Bashkuara pritet të sjellë “një vlerë të shtuar” në menaxhimin e temave ekonomike.

27 juristë për një ligjvënës të fortë

Në Kuvend do të ulen 27 juristë, ndër ta figura të njohura të politikës si Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Gazment Bardhi, Fatmir Xhafaj dhe Oerd Bylykbashi. Krah tyre, do të shtohen edhe prurje me profil të lartë profesional si Adriatik Lapaj, ish-gjyqtari Gjin Gjoni dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, të cilët pritet të sjellin më shumë peshë në diskutimet ligjore dhe kushtetuese.

“Nga sallat e operacionit në sallën e Kuvendit” – 12 deputetë mjekë

Në mungesë të Ilir Alimehmetit – i cili nuk arriti të hyjë në Kuvend pavarësisht mbi 16 mijë votave, 12 deputetë me profesion mjek do të jenë pjesë e parlamentit. Në krye të këtij grupi qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bashkë me Bardh Spahinë, Flamur Nokën, Tritan Shehun, Brunilda Mersinin e të tjerë, përfaqësojnë zërin e mjekësisë në politikë.

Inxhinierë, biznesmenë dhe pedagogë – profile të tjera profesionale në Kuvend

Inxhinierët gjithashtu nuk mungojnë – janë 8 gjithsej, mes tyre emra si Blendi Klosi, Niko Peleshi dhe Albana Vokshi. Ata përfaqësojnë sektorë të ndryshëm teknikë, nga ndërtimi te elektronika dhe gjeologjia.

Në Kuvend do të ketë edhe 7 deputetë që vijnë nga bota e biznesit, përfshirë emra si Agron Shehaj, Tom Doshi, Vullnet Sinaj dhe Skënder Pashaj. Këta pritet të ndikojnë në debatet për klimën e investimeve dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Përfaqësimi akademik përforcohet nga 6 pedagogë, ku në krye qëndron Agron Gjekmarkaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit. Grupi i pedagogëve përbën një tjetër zë kritik e analitik në jetën parlamentare.

Një legjislaturë me shumë prurje të reja dhe ekspertizë profesionale, që pritet të pasurojë cilësinë e debatit parlamentar dhe të sjellë risi në mënyrën si trajtohen temat kombëtare. Sytë tashmë janë te 8 Shtatori, kur fytyrat e reja do të zënë vendin e tyre në historinë parlamentare të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...