15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Belind Këlliçi: “Me 18 mijë vota jashtë parlamentit, ndërsa banditë si Tërmet Peçi hyjnë brenda” – Denoncim i ashpër për kodin elektoral

Në një intervistë ekskluzive në Debat, në A2 CNN, Belind Këlliçi kritikoi fort kodin elektoral, duke e quajtur atë një “farsë elektorale” që, sipas tij, imponohet nga Edi Rama dhe rezulton në situata absurde, ku kandidatë me mbi 18 mijë vota, si doktor Ilir Alimehmeti, mbeten jashtë parlamentit, ndërkohë që sipas tij, brenda Kuvendit ulen “banditë” si Tërmet Peçi dhe Agron Malaj i Burrelit.

“Është e paimagjinueshme, por është edhe për shkak të këtij kodi elektoral që është i imponuar nga Edi Rama,” tha Këlliçi.

Ai nënvizoi se brenda Partisë Demokratike do të nisë një analizë e detajuar për rezultatin e 11 majit, por më parë do të bëhet një denoncim i plotë për manipulimet elektorale që, sipas tij, u panë në zgjedhje.

“Askush në këtë moment nga PD-ja nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë personale apo të ekipit. Patjetër, timonier është kryetari i partisë, por të gjithë kemi rolet tona,” shtoi Këlliçi, duke garantuar se PD-ja do të shfrytëzojë periudhën deri në publikimin e raportit të OSBE/ODIHR për të informuar opinionin publik për “çfarë ka ndodhur më 11 maj.”

Ai u shpreh se “analiza e brendshme dhe marrja e përgjegjësive” është çështje e forumeve dhe e ekipit, ku nuk kanë pasur të gjithë të njëjtin përkushtim dhe performancë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...