33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Filani më goditi në kokë me armë, eja të më gjesh” – Telefona gruan pak para se të qëllohej për vdekje shqiptari në Greqi

41-vjeçari Altin Arapaj u vra me një plumb në fytyrë ndërsa ndodhej në një vresht në Rafina të Greqisë. Pas 18 orësh kërkimesh, trupi i tij u gjet i pajetë, ndërsa detaje të reja zbardhin momentet tragjike para vrasjes.

Pak çaste para vdekjes, Arapaj i telefonoi gruan duke i thënë emrin e autorit që e qëlloi, sipas dëshmisë së kushëririt të tij:
“Filani më goditi në kokë me armë dhe eja të më gjesh,” tregoi ai.

Mediat greke identifikuan autorin e dyshuar si Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, me precedentë penalë për drogë. Sipas kushëririt të viktimës, dy personat njiheshin mirë dhe ishin ndarë kohët e fundit, pa pasur përplasje të dukshme:
“Autori i krimit ishte mik me kushëririn tim, ne të gjithë e njihnim. Nuk e dimë pse ndodhi kjo, nuk mund ta imagjinonim,” tha ai.

Policia greke po punon intensivisht për arrestimin e autorit, ndërsa familja dhe komuniteti mbeten të tronditur nga ngjarja tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...