8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Humb jetën 54-vjeçarja gjatë një operacioni per ngushtim stomaku, procedohet penalisht ndaj mjekut për neglizhencë mjekësore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private. Policia e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj mjekut përgjegjës, nën akuzën për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për mjekun 59-vjeçar, I. Sh., banues në Durrës, ndaj të cilit është nisur procedimi në gjendje të lirë. Viktima, M. Xh., 54 vjeçe, banuese në të njëjtin qytet, ka ndërruar jetë gjatë një procedure kirurgjikale të kryer në ambientet e klinikës së tij.

Autoritetet kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë shkelur protokollet mjekësore apo janë kryer ndërhyrje pa standarde të nevojshme sigurie.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për humbjen tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...