35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Diana Lame për humbjen e të birit, Artan Lame: “Ky moment i mallkuar më shoi shpresën”

Në një mesazh prekës, Diana Lame, nëna e Artan Lames, ndau me ndjekësit dhimbjen për ndarjen nga jeta të të birit, ish-kreu i Kadastrës dhe një nga figurat publike më të njohura në administratën shqiptare. Në rreshta të mbushur me pikëllim, ajo rrëfeu momentet e fundit të shpresës dhe optimizmit që Artani i dhuroi familjes së tij, pavarësisht gjendjes shëndetësore.

“Nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi atë shpresë që mu ngjall dje,” shkroi ajo.

Diana Lame tregoi se ndiente një rreze shprese vetëm një ditë më parë, sepse Artani kishte qenë i qetë dhe optimist, duke i thënë:

“Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej), jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.”

Ajo theksoi përkushtimin e tij të palodhur ndaj Muzeut Kombëtar, një projekt për të cilin Artani kishte pasion të thellë deri në çastet e fundit.

“Edhe nga gjumi ta zgjosh, për Muzeun fliste.”

Në fund të mesazhit të saj, Diana Lame njoftoi se procedurat e përcjelljes së Artanit do të bëhen publike në vijim:

“Kur Tanin të ma sjellin këtu, do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...