34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

QSUT – Enis Vrapi qëllon mjeken me armë lodër dhe tenton arratisjen përplas 3 makina policie

Tiranë – Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një 42-vjeçar, Enis Vrapi, ka qëlluar me një pistoletë lodër drejt një mjekeje dhe më pas ka tentuar të arratiset me një automjet tip “Land Rover”, duke përplasur tre automjete të policisë në përpjekje për të shpëtuar nga arrestimi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas ndjekjes së menjëhershme, Vrapi është neutralizuar dhe arrestuar në vendngjarje. Mësohet se i njëjti shtetas ishte arrestuar rreth 12 ditë më parë, pas një denoncimi të qytetarëve për të shtëna me armë sportive lodër në banesën e tij në Tiranë, që krijuan panik në lagje për shkak të zhurmës që ngjante me armë zjarri reale.

Probleme të shëndetit mendor – Vrapi u shtrua në spitalin psikiatrik, por u lirua pas 4 ditësh

Sipas dokumentacionit të siguruar nga gazetari, Enis Vrapi është shtruar në Spitalin Psikiatrik Nr. 5 më 11 maj, menjëherë pas arrestimit për incidentin me armën lodër. Ai qëndroi në institucionin shëndetësor deri më 15 maj, kur – sipas spitalit – u largua pasi nëna e tij doli garant dhe kërkoi lirimin, duke firmosur në kartelën përkatëse të pacientit.

Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për menaxhimin e rasteve me probleme të shëndetit mendor në komunitet dhe mungesën e kontrolleve të rrepta pas lirimit të tyre, sidomos kur ka precedentë të dhunshëm apo veprime që rrezikojnë sigurinë publike.

Policia po vijon hetimet, ndërsa pritet që Prokuroria të marrë në shqyrtim edhe rolin e institucioneve përgjegjëse për lirimin e 42-vjeçarit vetëm pak ditë para incidentit në QSUT. Gjendja e mjekes që u qëllua me armë lodër raportohet të jetë e stabilizuar dhe pa pasoja fizike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...