25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Rusi / Nëna firmos “kontratë vdekjeje” për vajzën 12-vjeçare – i ofroi 1,100 euro një të njohuri për ta mbytur, por u tradhtua dhe arrestua

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në rajonin Chelyabinsk të Rusisë, ku një nënë 46-vjeçare, Svetlana, është arrestuar nga autoritetet pasi tentoi të porosiste vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare.

Sipas raportimeve nga Daily Mail dhe agjencitë ruse të lajmeve, gruaja i kishte ofruar një të njohuri të saj, një 36-vjeçar i identifikuar si Andrei, shumën prej 1,106 euro, për të mbytur vajzën në një lumë, duke argumentuar se “ishte lodhur nga sjellja e saj dhe grindjet e vazhdueshme”.

Vajza, sipas burimeve, kishte dëgjuar urdhrin e nënës për ta vrarë, çka e ka traumatizuar rëndë. Andrei, i cili fillimisht pranoi propozimin, ndryshoi mendje në momentin e fundit. I prekur nga gjendja e vajzës dhe i frikësuar nga situata, e fshehu fëmijën dhe njoftoi policinë, duke e shpëtuar atë nga një fund tragjik.

Arrestimi dhe pasojat

Autoritetet ruse arrestuan menjëherë 46-vjeçaren, e cila tashmë përballet me akuzën për organizim të vrasjes me pagesë dhe rrezikon deri në 15 vjet burg. Mediat lokale raportojnë se gruaja kishte katër fëmijë, përfshirë vajzën 12-vjeçare që tentoi të vriste, një vajzë tjetër 18-vjeçare dhe dy djem të moshës 6 dhe 17 vjeç.

Pas ndalimit të nënës, fëmijët janë strehuar në një institucion shtetëror, ndërsa autoritetet sociale po merren me vlerësimin psikologjik dhe mbrojtjen e tyre.

Një akt i ftohtë që tronditi opinionin publik

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të thellë në opinionin publik rus dhe ndërkombëtar, ndërsa ekspertët e shëndetit mendor kanë theksuar nevojën për ndihmë psikologjike për të miturit e përfshirë. Policia po heton më tej rrethanat që çuan nënën drejt këtij vendimi ekstrem dhe të pashpirt.

Ky rast konsiderohet një prej ngjarjeve më të rënda të abuzimit prindëror në Rusi vitet e fundit, duke ngritur pyetje të mëdha mbi gjendjen mendore të prindërve dhe nevojën për struktura më të forta të ndërhyrjes sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...