23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Boris Johnson bëhet baba për herë të katërt – bashkëshortja Carrie sjell në jetë vajzën Poppy Eliza

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është bërë sërish baba. Bashkëshortja e tij, Carrie Johnson, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të katërt, një vajzë me emrin Poppy Eliza Josephine Johnson, më datë 21 maj.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Carrie ndau foto të vogëlushes dhe emocionet e saj pas lindjes.

Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Jemi të gjithë plotësisht të çmendur. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur ndonjë minutë që kur ke lindur, pasi nuk mund të ndalem së shikuari sa e mrekullueshme je”, shkroi ajo në Instagram.

Çifti Johnson janë tashmë prindër të katër fëmijëve, ndërsa ky lajm vjen në një periudhë të qetë për Boris Johnson, pas tërheqjes nga skena politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...