23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Dyshime për helmim masiv nga ushqimi në një kopsht shtetëror në Gramsh – Fëmijët të prekur nga salmonela

Një situatë shqetësuese është raportuar gjatë gjithë kësaj jave në qytetin e Gramshit, ku dhjetëra fëmijë që frekuentojnë një kopsht shtetëror kanë shfaqur shenja të rënda helmimi, të dyshuara se janë shkaktuar nga ushqimi i ofruar në institucion.

Shërbimi i ushqimit në këtë kopsht ofrohet nga një kompani private kateringu, e kontraktuar për të përgatitur dhe shpërndarë ushqimin për fëmijët. Gjatë ditëve të fundit, një numër i madh fëmijësh janë paraqitur në spitalin e qytetit të Gramshit me simptoma si:
• Temperaturë e lartë
• Të vjella
• Përzierje
• Dhimbje të forta koke dhe barku

Fillimisht, prindërit dyshuan për një valë gripi, por rezultatet e analizave mjekësore treguan se bëhej fjalë për helmim ushqimor të shkaktuar nga bakteri Salmonela. Kjo ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet, ndërsa autoritetet shëndetësore akuzohen se kanë mbajtur të fshehtë situatën për disa ditë, duke mos informuar publikun apo marrjen e masave parandaluese në kohë.

Ndërkohë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Gramsh ka konfirmuar se janë marrë në total 76 mostra nga fëmijët dhe stafi i institucionit, të cilat janë në proces analizimi për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe përgjegjësitë.

Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe indinjatë tek prindërit, të cilët kërkojnë transparencë të plotë, përgjegjësi nga institucionet dhe ndëshkim për kompaninë që ofron ushqimin nëse provohet fajësia. Hetimet epidemiologjike pritet të zbardhin në ditët në vijim mënyrën se si ka ndodhur kontaminimi dhe nëse janë respektuar standardet e sigurisë ushqimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...