23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Greqi: Policia godet rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore, arrestohen 23 persona

Policia greke ka vënë në pranga 23 persona, pjesëtarë të një rrjeti të organizuar të trafikimit të qenieve njerëzore. Ky grup kriminal transportonte klandestinë nga Shqipëria drejt Greqisë, duke përdorur rrugë tokësore dhe detare. Në anijen e sekuestruar ishte krijuar një kabinë e posaçme për fshehjen e personave të trafikuar.

Në kuadër të operacionit “Kerveros,” forcat e rendit sekuestruan 3,700 pasaporta dhe karta identiteti të falsifikuara, si dhe 50 mijë euro në para cash. Hetimet zbuluan edhe katër laboratorë falsifikimi dokumentesh, ku prodhoheshin kryesisht dokumente shqiptare dhe greke. Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i këtij rrjeti, i cili kishte ngritur laboratorin brenda një apartamenti në Athinë.

Sipas mediave greke, rrjeti kriminal ka përfshirë mbi 500 raste trafikimi, duke përfituar të paktën 4 milionë euro nga aktiviteti i paligjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...