23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Berisha akuzon Arkend Ballën për lidhje me kartelin Troplini: “I është premtuar posti i ministrit të Brendshëm”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me akuza të forta në një konferencë për shtyp ndaj deputetit të zgjedhur të PS-së, Arkend Balla, të cilin e cilësoi si produkt të kartelit të drogës “Troplini”. Sipas Berishës, Balla ka përfituar rritje të jashtëzakonshme të votave falë mbështetjes së këtij grupi kriminal dhe i është premtuar posti i ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve të 11 majit.

Arkend Balla në vitin 2021 mori vetëm 2463 vota, ndërsa në 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini dhe Elvis Doçit, siguroi plot 20.718 vota. Votat e tij janë pothuajse dhjetëfishuar. Madje, ka marrë 5 mijë më shumë vota se vetë Edi Rama në vitin 2021,” – deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës denoncoi gjithashtu edhe praninë e elementëve të dyshimtë pranë qendrave të votimit në Vorë, ku sipas tij, karteli tjetër i drogës, “Xhabafti”, ka ushtruar terror ndaj qytetarëve. Berisha përmendi emrin e ministrit Blendi Xhabafti si përfitues të kësaj ndërhyrjeje kriminale në votime, duke akuzuar se “kontrollon hyrjen e Tiranës dhe mbjell frikë në çdo qendër votimi”.

Ky është një ilustrim i ndërhyrjes së karteleve të drogës në zgjedhje. Edi Rama ka fituar falë kartelit Troplini në Durrës dhe kartelit Xhabafti në Vorë. Ky është bilanci i zgjedhjeve të vjedhura. Ky është bilanci i një qeverie që mbështetet te krimi për të qëndruar në pushtet,” – tha Berisha, duke shtuar se përfaqësues të tjerë të PS-së si Ilir Ndrazhi, Erion Meka dhe Ani Dyrmishi janë gjithashtu nën patronazhin e këtyre rrjeteve kriminale.

Berisha e mbylli deklaratën me thirrjen që organizatat kriminale si këto të shpallen zyrtarisht si organizata terroriste, pasi sipas tij, janë duke shkatërruar themelet e demokracisë dhe ekonomisë shqiptare përmes parave të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...