23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Tiranë – Arrestohet në Shqipëri kreu i një organizate kriminale turke, i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe trafik droge

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Multiple”, që çoi në arrestimin e shtetasit turk Umit Oncu, 44 vjeç, një person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale të rënda. Operacioni u zhvillua nga Komisariati Nr. 3 në bashkëpunim me sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe në koordinim të ngushtë me autoritetet turke.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Oncu është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë, ku fshihej nën identitet të rremë. Autoritetet gjyqësore të Turqisë kanë lëshuar ndaj tij dy urdhër-arreste:
• Prokuroria e Izmirit e akuzon për tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim dokumentesh dhe heqje të paligjshme të lirisë.
• Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë shqiptare, Umit Oncu ishte kreu i një organizate kriminale që operonte në disa shtete dhe ishte përfshirë në veprimtari të shumta kriminale, duke përfshirë falsifikime, rrëmbime dhe trafik të lëndëve narkotike. Ai do të ekstradohet drejt Turqisë, ku do të përballet me drejtësinë.

Interpol Tirana është aktualisht në proces bashkëpunimi me autoritetet turke për përfundimin e procedurave të ekstradimit.

Ky operacion konsiderohet një goditje e rëndësishme kundër kriminalitetit të organizuar dhe një shembull i qartë i bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...