29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Tiranë – Vdes në spital një shtetas italian, dy ditë pas një ndërhyrjeje dentare. Policia heton për neglizhencë mjekësore

Një shtetas italian 63-vjeçar, me inicialet D. S., me banim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital të kryeqytetit, vetëm dy ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, italiani kishte kryer një ndërhyrje dentare më 20 maj 2025, dhe dy ditë më pas, më 22 maj, kishte kërkuar ndihmë urgjente në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta stabilizuar, 63-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe kanë marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës ku u krye ndërhyrja. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë mjekësore apo përgjegjësi penale në këtë rast.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e trajtimeve mjekësore në klinikat private dhe ka nxitur autoritetet të thellojnë hetimet për standardet e ndjekura gjatë ndërhyrjeve dentare dhe pasojat që ato mund të kenë për pacientët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...