29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Kryebashkiaku dhe mjeku Giovanni Sgroi nën arrest për dhunë seksuale ndaj pacienteve

Milano tronditet nga një rast abuzimi seksual në fushën e mjekësisë: Mjeku dhe kryebashkiaku Giovanni Sgroi nën arrest shtëpiak për dhunë seksuale të rënduar ndaj pacienteve

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në Itali, ku Giovanni Sgroi, gastroenterolog me përvojë dhe njëkohësisht kryetar i bashkisë së Rivolta d’Adda në provincën e Kremonës, është vënë nën arrest shtëpiak me akuzën e dhunës seksuale të rënduar ndaj katër pacienteve të tij.

Hetimet janë udhëhequr nga Prokuroria e Milanos dhe të zhvilluara nga Karabinierët, pas një denoncimi të bërë në maj 2024 nga një paciente 24-vjeçare. Gjatë zhvillimit të hetimeve, përmes përgjimeve telefonike, analizave mjeko-ligjore dhe kërkimeve të tjera, janë identifikuar edhe tri viktima të tjera, përkatësisht të moshave 34, 36 dhe 43 vjeç.

Sipas dosjes së ngritur nga prokurorja Letizia Mannella dhe magjistratja Alessia Menegazzo, abuzimet e dyshuara kanë ndodhur gjatë ekzaminimeve me ultratinguj abdominalë, në ambientet e Qendrës Mjekësore Specialiste Pozzuolo Martesana, një strukturë private ku Sgroi ushtronte funksionin si mjek dhe drejtor mjekësor.

Sipas hetimeve, mjeku 70-vjeçar akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij profesionale për të ushtruar veprime me natyrë seksuale, duke kthyer aktin mjekësor në një formë dhune dhe manipulimi psikologjik. Modusi i tij i veprimit, sipas akuzës, përfshinte përzierjen e pyetjeve profesionale me ato personale, për të krijuar një atmosferë të ngatërruar dhe pastaj kryente akte të papranueshme në mënyrë të papritur dhe pa asnjë justifikim mjekësor.

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në opinionin publik, veçanërisht për shkak të dyfishtë rolit të Sgroit si mjek dhe si zyrtar publik në shërbim të qytetarëve. Organet e drejtësisë vijojnë hetimet për të verifikuar nëse mund të ketë edhe viktima të tjera, ndërsa sistemi shëndetësor dhe strukturat publike përballen me tronditjen e besimit nga pacientët dhe komuniteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...