29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Salmonela në kopshtin e Gramshit, 14 fëmijë të helmuar – në hetim kompania furnizuese “Nelsa shpk”

GRAMSH – Rasti i helmimit të fëmijëve në një kopsht publik në qytetin e Gramshit ka marrë përmasa më të gjera, ndërsa është konfirmuar se numri i të prekurve nga salmonela ka shkuar në 14. Sipas burimeve zyrtare dhe raportimeve të gazetarit Osman Stafa, një tjetër rast është konfirmuar sot, duke ngritur shqetësimin për një shpërthim të mundshëm infeksioni në institucionin parashkollor.

Ngjarja u bë publike një ditë më parë, pasi disa fëmijë të kopshtit përfunduan në spital me simptoma të rënda helmimi. Analizat laboratorike konfirmuan se të paktën katër prej tyre ishin të infektuar me bakterin e rrezikshëm Salmonella.

Pista kryesore e hetimit aktualisht është përqendruar te kompania private “Nelsa shpk”, e cila ka kontratë për furnizimin me ushqim të kopshtit në fjalë. Prokuroria ka nisur hetimet për të verifikuar nëse ushqimi i kontaminuar u ofrua nga kjo kompani dhe nëse janë shkelur standardet higjieno-sanitare.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore dhe strukturat përkatëse janë në terren për të kryer kontrolle të imtësishme në institucion dhe në ambientet e kompanisë furnizuese, ndërsa pritet edhe një raport përfundimtar mbi shkakun dhe përgjegjësitë.

Rasti ka ngjallur shqetësim te prindërit dhe komuniteti lokal, duke kërkuar masa të menjëhershme dhe përgjegjësi konkrete për sigurinë ushqimore në institucionet publike për fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...