19.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Shefja e policisë federale të Zvicrës: “Mafia kosovaro-shqiptare po drejton rrjete të mëdha droge në Zvicër”

Në një intervistë të drejtpërdrejtë dhe shqetësuese për të përditshmen zvicerane NZZ am Sonntag, shefja e re e policisë federale të Zvicrës, Eva Wildi-Cortes, ngriti alarmin për përshkallëzimin e aktivitetit të grupeve të krimit të organizuar, përfshirë atë që ajo e cilësoi si mafia kosovaro-shqiptare, e cila po përfshihet në mënyrë të thellë në tregtinë e drogës dhe pastrimin e parave në Zvicër.

Wildi-Cortes paralajmëroi se Zvicra është bërë një nyje strategjike për operacionet e shumë organizatave të fuqishme kriminale ndërkombëtare, për shkak të sistemit të saj financiar dhe pozicionit gjeografik. Ajo përmendi konkretisht:
• ’Ndrangheta-n italiane, që përdor Zvicrën për pastrim parash;
• grupe kriminale shqiptare, që merren me prodhimin dhe trafikun e drogës;
• Mocro-Mafian nga Holanda, e njohur për shpërthimet në bankomate dhe trafikun e drogës;
• organizatën nigeriane Black Axe, të përfshirë në mashtrime globale dhe trafik njerëzor.

Në lidhje me mënyrën se si bashkëpunojnë këto organizata, Wildi-Cortes dha një shembull të zinxhirit ndërkombëtar të trafikut të kokainës:

“Importin e kokainës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, ndërsa financimi vjen nga mafia italiane. Sapo malli mbërrin në portin e Rotterdamit, përfshihet Mocro-Mafia për transportin dhe shpërndarjen. Në fund, lënda shitet në qytete si Berna dhe Zyrihu.”

Ajo theksoi gjithashtu rolin e Zvicrës si vend tranziti dhe treg final për drogën, dhe shpjegoi se paratë e fituara po pastrohen jo vetëm përmes shisha-bareve dhe berberëve, por edhe përmes bizneseve të tjera të zakonshme si:
• dyqane Bubble Tea,
• shërbime të shpërndarjes së picave,
• agjenci turistike.

Në mënyrë të veçantë, ajo përmendi një rast konkret në qytetin e Lucernit, ku një agjenci udhëtimesh që ofronte linja për në Ballkan, ishte vëzhguar për më shumë se një vit.

Hetuesit regjistruan 750 vizita nga persona të dyshuar si kurierë të drogës dhe të parave. Rrjeti i drogës drejtohej nga mafia kosovaro-shqiptare”, deklaroi Wildi-Cortes.

Deklaratat e saj sinjalizojnë një qasje më të ashpër të autoriteteve zvicerane ndaj krimit të organizuar, ndërsa ngre pyetje serioze për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër mafies shqiptare dhe rrjeteve të ngjashme që veprojnë përtej kufijve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...

Integrimi europian/ Balla: Rezolutë me konsensus në komision, kërkon të ruhet marrëveshja në Kuvend

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus...

Vokshi akuzon qeverinë për proces “të mbyllur” të integrimit/ kërkon raportim publik në Kuvend

0
Deputetja e Partia Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar në Kuvend se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet i mbyllur dhe...

60-vjetori i Universitetit të Arteve/ Gonxhja: Institucion që formoi breza artistësh dhe mendim kritik

0
Universiteti i Arteve ka shënuar 60-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive, ku një ditë më parë u ndanë certifikata mirënjohjeje për mbi...