18.5 C
Tiranë
Thursday, November 6, 2025
spot_img

Dritan Gjika, kreu i mafias shqiptare në Ekuador, arrestohet për ekstradim – kërkohet nga Interpoli për trafik droge dhe pastrim parash

Ekuador, 26 maj 2025 – Një nga njerëzit më të kërkuar të mafias shqiptare, Dritan Gjika, është arrestuar në një operacion të përbashkët mes Interpolit në Ekuador dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetje nga PAcCTO 2.0 dhe strukturat ndërkombëtare të hetimit.

Gjika, 47 vjeç, rezulton të mbajë dy Njoftime të Kuqe të Interpolit për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai kishte hyrë në Ekuador për herë të parë në vitin 2009 me vizë të përkohshme, për të ngritur më pas një nga rrjetet më të sofistikuara të trafikut të drogës në këtë vend.

Sipas autoriteteve, organizatë kriminale që drejtohej nga Gjika kishte shtrirje të gjerë në Ekuador, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë, dhe trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike drejt Amerikës Qendrore dhe Evropës. Në këtë rrjet ishin të përfshirë edhe punonjës të portit detar, të cilët ndihmonin në kamuflimin e kontejnerëve përmes metodës së ashtuquajtur “grepi i verbër”, duke i kontaminuar me drogë.

Për të fshehur aktivitetin kriminal, Gjika kishte ngritur një sistem të tërë kompanish legjitime, të cilat përdoreshin për pastrim parash dhe mbulim të operacioneve të paligjshme. Ai u identifikua zyrtarisht si kreu i mafias shqiptare në Ekuador më 6 shkurt 2024, pas një bastisjeje në një vilë në Guayaquil.

Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim për qëllime ekstradimi, ndërsa autoritetet në Spanjë dhe vende të tjera europiane pritet të kërkojnë dorëzimin e tij për gjykim. Arrestimi i tij konsiderohet një goditje e madhe ndaj krimit të organizuar shqiptar me shtrirje ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Altin Dumani mohon akuzat e Berishës: “Prokurorët e SPAK janë të pavarur, nuk ka...

0
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka rrëzuar plotësisht akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendonte se Dumani kishte intimiduar prokurorin...

Kapen “hajdutë në seri” në Tiranë: 38-vjeçari dhe bashkëpunëtori arrestohen pas grabitjes në Vorë

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Walkers”, duke arrestuar J. S., 38 vjeç, banues në Gërdec, dhe bashkëpunëtorin e tij, J. D.,...

Arrestohet emigranti shqiptar në Angli, shpërndante drogë të klasit A

0
Brighton, Mbretëria e Bashkuar – Një emigrant shqiptar, 22-vjeçari Ervis Doksani, është arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pas një operacioni të armatosur...

Ja çfarë ndodh kur arreston “mikun” e eprorit: Ritvan Pali largohet nga Policia pas...

0
Pas disa muajsh tensionesh dhe transferimesh të dyshimta, ish-shefi i Komisariatit nr. 2, Ritvan Pali, është larguar përfundimisht nga Policia e Shtetit. Burime nga...

Altin Dumani refuzon të komentojë takimin me Edi Ramën: “Çdo kontakt është institucional dhe...

0
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ftuar në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin, u pyet drejtpërdrejt nëse kishte refuzuar një takim me kryeministrin Edi...