29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Tornado e fuqishme godet jugun e Kilit: 13 të plagosur dhe mbi 250 shtëpi të shkatërruara

Një tornado e fuqishme goditi qytetin Puerto Varas në jug të Kilit më 25 maj, duke lënë 13 persona të plagosur dhe duke shkatërruar qindra ndërtesa. Sipas Shërbimit Kombëtar për Ndalimin dhe Përgjigjen ndaj Katastrofave, të paktën 250 shtëpi janë dëmtuar rëndë, ndërsa mbi 13 mijë banesa mbetën pa energji elektrike dhe 400 shtëpi pa ujë të pijshëm.

Sipas dëshmive të banorëve për mediat lokale, tornadoja u shfaq me një erë të fuqishme që theu dyer dhe dritare, ndërsa çatitë e shtëpive u morën nga era, duke krijuar një skenë shkatërrimi të plotë në rrugët e qytetit.

Pamjet nga terreni tregojnë rrugë të bllokuara nga mbetje, degë pemësh dhe llamarina, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nisur menjëherë pastrimin e zonës dhe ofrimin e ndihmës për të prekurit. Autoritetet vendore kanë shpallur gjendje emergjence dhe kanë bërë thirrje për mbështetje shtesë nga qeveria qendrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...