29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Vajton humbjen e zgjedhjeve mbi mushkën…..”, Përplasje e fortë me ironi mes Ramës dhe Topallit për votën e diasporës

Polemikat për votën e diasporës dhe rezultatin zgjedhor në Berat kanë sjellë një shkëmbim të ashpër ironish mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses së PD-së për diasporën, Jozefina Topalli.

Gjatë një takimi me deputetë dhe kandidatë të PS-së, Rama ironizoi fort Topallin, duke e krahasuar me Doruntinën që “vajton humbjen e zgjedhjeve mbi mushkën e listës së mbyllur”, për shkak të rezultatit të lartë të PS-së në Berat dhe veçanërisht mes emigrantëve në Greqi.

“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90% të votave. Vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin,” – deklaroi Rama, duke shtuar me sarkazëm se “kur shqiptarët jashtë vendit thonë ‘rrush’, ne i kemi futur në shportë.”

Por përgjigjja e Topallit nuk vonoi. Me një reagim në rrjetet sociale, ajo e akuzoi qeverinë për manipulim elektoral, duke thënë se “nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia.”

Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga ‘Berati në Athinë’, kjo nuk është mobilizim – kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për ‘bindjen e atij që e mbush’,” shkruan Topalli.

Ajo shton se “zarfi e zgjodhi vetë votën” dhe e krahason situatën me ndërhyrje të tipit Cambridge Analytica apo të ndihmësve të Putinit, që sipas saj “nuk do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër me zarfa të vetëvotuar”.

Në këtë përplasje retorike, tema e votës së diasporës mbetet thelbësore, veçanërisht pas raportimeve për pjesëmarrje të lartë dhe rezultatë disproporcionale në disa zona si Berati. Reagimet politike tregojnë për një klimë tensioni në përfundim të procesit zgjedhor, me akuza për manipulim dhe mungesë transparence, ndërsa PS e sheh rezultatin si provë të “mobilizimit të jashtëzakonshëm” të shqiptarëve jashtë vendit.

Ndërkohë, për Topallin dhe opozitën, këto janë shfaqje të një regjimi që ka marrë nën kontroll pluralizmin politik dhe votën e lirë, përmes asaj që ajo quan “zarfa të bindur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...