32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Shpërthim pranë burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për defekt në gjenerator – Policia në vendngjarje

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme pranë burgut të Fushë-Krujës, rreth orës 22:45, duke alarmuar banorët e zonës dhe autoritetet. Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar rrethanat.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se shpërthimi është raportuar të ketë ndodhur brenda perimetrit të IEVP-së (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Fushë-Krujë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një gjenerator, i cili më herët mund të ketë marrë flakë, duke shkaktuar plasjen e depozitës së karburantit.

Në vendngjarje ndodhen oficerë të policisë së Tiranës dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, të cilët po punojnë për të dokumentuar çdo provë dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes.

Policia e Krujës ka reaguar me një informacion paraprak:

“Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.”

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...