32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Tragjedi në Itali: Edmond Gjoci, babai shqiptar 39-vjeçar, përplaset për vdekje nga një 19-vjeçar

TUORO SUL TRASIMENO (Itali) – Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Edmond Gjoci, 39 vjeç, banues në Tuoro sul Trasimeno dhe baba i një vajze të vogël, u përplas për vdekje në mëngjesin e sotëm, në rrugën rajonale 71, në zonën e Riccios, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Sipas burimeve zyrtare, Edmondi ndodhej në anë të rrugës, duke pritur një person që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë që kishte devijuar nga rruga e goditi për vdekje. Në timonin e mjetit ishte një 19-vjeçar, i cili sapo kishte marrë lejen e drejtimit.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, por dyshohet se i riu humbi kontrollin e makinës, çka rezultoi fatale për Edmondin. Karabinierët e Cortonës kanë hapur hetimet për të përcaktuar saktësisht dinamikën dhe përgjegjësinë penale të ngjarjes.

Vdekja e 39-vjeçarit ka lënë të shokuar jo vetëm familjen, por edhe komunitetin shqiptar të zonës, ku ai njihej si një punëtor i ndershëm dhe prind i përkushtuar. Ai la pas bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, që tashmë përballen me një humbje të pariparueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...