32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Ministrja Pirdeni në Forum Evropian Karlspreis 2025: Shqipëria, histori suksesi në reformë dhe integrim

Aachen, Gjermani – Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në panelin me temë “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?” gjatë Forumit Evropian Karlspreis 2025, që u zhvillua në Aachen.

Në fjalën e saj, Pirdeni paraqiti përvojën e Shqipërisë si një shembull transformimi, duke theksuar kalimin nga institucione të brishta drejt një shteti që ka përqafuar reformat si rrugën kryesore për zhvillimin dhe të ardhmen.

Ministrja theksoi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një çështje teknike apo ekonomike, por një katalizator kyç për ndërtimin e institucioneve të forta dhe të besueshme, forcimin e sundimit të ligjit dhe modernizimin e qeverisjes.

“Jam mirënjohëse për mikpritjen e shkëlqyer të Karlspreis dhe për mundësinë për të diskutuar si evropianë mes evropianësh për të ardhmen tonë të përbashkët,” u shpreh Pirdeni.

Ky forum ka qenë një platformë e rëndësishme për dialogun mbi sfidat dhe perspektivat e integrimit evropian, ku Shqipëria po afirmohet si një aktor i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...