32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Zbardhet vrasja e noterës Mariza Papadatou në Zakynthos, arrestohen tre shqiptarë

Autoritetet greke kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi më 19 shkurt 2025 në ishullin Zakynthos, ku humbi jetën noterja Mariza Terveti Papadatou.

Pas hetimeve intensive, policia arrestoi tre shtetas shqiptarë të dyshuar për këtë krim të rëndë: Bedri Saraseli (46 vjeç), djali i tij Veis Saraseli (21 vjeç) dhe Spiro Harshiu (50 vjeç), të tre me origjinë nga Kuçova.

Hetimet treguan se Veis Saraseli pranoi se goditi noterën me një mjet të mprehtë në kofshën e majtë, duke shkaktuar dëmtim fatal të një arterie dhe vdekjen e menjëhershme të saj. Ngjarja ndodhi në mbrëmje, ndërsa viktima ishte vetëm në banesë. Autorët, të maskuar dhe me doreza, kishin hyrë me qëllim grabitjen, por pas një përplasjeje me noterën, ndodhi vrasja.

Trupi i pajetë i Marizës u gjet mëngjesin e ditës së pasme nga djali i saj, pranë makinës personale.

Tre shqiptarët dyshohen gjithashtu për grabitje të tjera në ishull dhe janë nën hetim për vrasje me paramendim dhe grabitje të armatosur. Ata pritet të përballen me drejtësinë në Prokurorinë Publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...