♈ Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Sot jeni të ndriçuar nga Dielli dhe të frymëzuar nga forca e Marsit. Do të ndiheni plot jetë, gati për të kapërcyer çdo pengesë që del përpara. Në dashuri, dikush mund t’ju dërgojë një mesazh që ju ngroh shpirtin – hapni portën e mundësive. Në planin profesional, paraqitet një mundësi e re që ju tundon: analizojeni me kujdes, por dëgjoni instinktin tuaj. 
♉ Demi (21 Prill – 21 Maj)
Do t’i shihni talentet tuaja në një dritë të re, duke i cilësuar si burim të ardhurash. Mos e nënvlerësoni potencialin tuaj. Një lëvizje e zgjuar apo kreative mund të jetë e duhura për të përmirësuar situatën financiare. 
♊ Binjakët (22 Maj – 21 Qershor)
Mendimet tuaja janë shumë aktive sot, por s’duhet t’i besoni çdo gjëje që ju vjen ndërmend. Dyshimet dhe nervozizmi janë thjesht mendime – skenarin mund ta ndryshoni ju. Mendja është kënd lojërash, jo burg. 
♋ Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Një çështje që ka qenë prezente prej kohësh nis të marrë kuptim. Mund të jetë diçka emocionale, një dyshim apo zakon, por do të çliroheni. Nuk do të jetë dramatik, por thjesht një pohim i prerë. 
♌ Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Jeni gati për mundësi të reja, por ka një devijim që ju nxjerr nga zona e rehatisë dhe njëkohësisht është shumë emocionuese. Duhet të veproni dhe silleni ndryshe – ndryshimi i këndvështrimit do të jetë madhor. 
♍ Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Fuqia juaj mendore po funksionon në të gjithë kapacitetin e saj. Ndërsa të tjerët heqin dorë nga diçka, ju do të shihni lehtësisht sesi ta bëni që të funksionojë. Talenti juaj për t’i ndërlidhur gjërat do t’i kthejë situatat në triumf. 
♎ Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Kureshtja ju udhëheq drejt një margaritari të fshehur që është ajo për të cilën keni nevojë tani. Jeni në kërkim të mençurisë, arratisë apo të qeshurës dhe do të gjeni diçka që do t’ju ofrojë atë që ju duhet. 
♏ Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Beqarët, Marsi do t’ju japë sot mundësi të shumta për të takuar personin e duhur. Qendroni të vëmendshëm dhe bëni sytë katër. Pasioni do të rritet në jetën sentimentale të çifteve. Planetët do t’ju mbrojnë nga çdo problem dhe konflikt.  
♐ Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Nën influencën e Mërkurit dhe Neptunit do të jeni shumë të qetë në jetën tuaj sentimentale, por sharmi nuk do t’ju mungojë. Ju beqarë duhet të jeni më të rezervuar dhe të mos hapeni shumë me personat që sapo do takoni. Mbani distanca derisa t’i njihni më mirë. Planetët do t’ju bëjnë të merreni më seriozisht me menaxhimin e financave. Do e stabilizoni buxhetin dhe do ndiheni më mirë. 
♑ Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Të vendosur dhe me këmbë në tokë, sot jeni të ftuar nga qielli të ndaleni për të reflektuar. Mos e mbingarkoni veten me përgjegjësi të panevojshme. Në dashuri, ka nevojë për dëgjim të vërtetë: ata që janë pranë jush kanë nevojë për mirëkuptim, jo për përgjigje të shpejta. Çiftet përjetojnë një fazë introspektive, ndërsa beqarët duhet të kapërcejnë frikën nga refuzimi. Në punë, ruani qetësinë edhe nëse afatet janë stresuese. Paolo Fox ju këshillon të mos veproni me nxitim, por as të mos shtyni më atë që e dini se duhet bërë. 
♒ Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Të papritur, krijues dhe largpamës, sot do të ndiheni të mbushur me ide dhe intuitë të rrallë. Qielli ju dhuron mendime të thella dhe vizione të reja – mos ngurroni t’i ndiqni. Në dashuri, është koha për të thyer rutinën: një propozim ndryshe mund të ndezë pasionin. Çiftet ndihen sërish bashkëpunues, ndërsa beqarët shijojnë flirtime që elektrizojnë atmosferën. Në punë, shfaqet një sfidë që duhet përqafuar me entuziazëm. Horoskopi i Paolo Fox ju fton të besoni në ëndrrat tuaja: ajo që sot duket vetëm një ide, nesër mund të bëhet realitet. 
♓ Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Zëri i ëndrrave që flet përmes heshtjes. Sot, ndjenjat tuaja janë të thella dhe të ndjeshme. Në dashuri, është koha për të shprehur ndjenjat që keni mbajtur të fshehura. Në punë, dëgjoni intuitën tuaj dhe mos nxitoni në vendime. Është një ditë për reflektim dhe për të ndjekur rrugën që ju ndriçon zemrën.






