33.2 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Elon Musk largohet nga administrata Trump: Kritika për ligjin e ri të taksave dhe distancim nga republikanët

Miliarderi e cilëson ligjin buxhetor si të rrezikshëm për ekonominë amerikane: “Mund të jetë i madh ose i bukur, por jo të dyja”

Elon Musk i ka dhënë fund bashkëpunimit me administratën e Donald Trump, duke u larguar nga drejtimi i departamentit të posaçëm federal për efikasitetin qeveritar, i njohur si “Doge”, një strukturë e krijuar nga ish-presidenti për të reduktuar shpërdorimet buxhetore.

Lajmin e ka bërë publik vetë Musk përmes një postimi në rrjetin e tij social X, ku falënderon për “mundësinë për të reduktuar shpërdorimet”, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi nisjen e procedurave të largimit nga detyra që prej ditës së sotme.

Largimi vjen në një moment kritik për marrëdhëniet mes Musk dhe ish-presidentit amerikan. Vetëm disa orë më parë, Musk kritikoi publikisht “Big Beautiful Bill Act”, projektligjin e ri për uljen e taksave, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe në pritje të kalimit në Senat.

Kritika të ashpra për ligjin e taksave

Në një intervistë për CBS, Musk u shpreh:

Jam i zhgënjyer që shoh një shpenzim masiv në projektligj, që rrit deficitin buxhetor dhe minon punën që po bën ekipi i Doge.”

Departamenti “Doge”, nën drejtimin e Musk, ka udhëhequr një fushatë agresive për shkurtimin e shpenzimeve publike: janë mbyllur agjenci, janë pezulluar projekte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe janë shkarkuar dhjetëra mijëra punonjës federalë.

Miliarderi vlerësoi se ligji buxhetor, që favorizon ulje taksash për miliarderët dhe korporatat, bie ndesh me frymën e kursimeve për të cilën u krijua Doge.

Mendoj se një ligj mund të jetë i madh ose i bukur, por nuk e di nëse mund të jetë të dyja njëkohësisht. Ky është opinioni im personal”, tha Musk me ironi për CBS.

Tesla në krizë, Musk fokusohet në biznesin e tij

Që në muajin prill, Elon Musk kishte sinjalizuar se do të tërhiqej nga angazhimet politike për t’iu përkushtuar më shumë Tesla-s, kompania e tij e makinave elektrike, e cila po përballet me një krizë të thellë financiare. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, fitimet e kompanisë kanë rënë me 71% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kriza, sipas analistëve, lidhet edhe me pozicionimet publike të ekstremit të djathtë që ka marrë Musk, të cilat kanë larguar një pjesë të madhe të konsumatorëve progresistë dhe investitorëve ndërkombëtarë.

Donatori më i madh i Trump ngre dorën nga fushata

Një tjetër sinjal i qartë i prishjes së raporteve është fakti që Musk, deri më tani donatori më i madh i fushatës elektorale të Trump, ka njoftuar ngrirjen e donacioneve për Partinë Republikane — një hap që mund të ketë pasoja të rëndësishme për financimin e fushatës së vitit 2024.

Reagimi i Trump: “Nuk jam i kënaqur, por…”

Duke iu përgjigjur kritikave të Musk, Trump deklaroi:

Ne po negociojmë për atë projektligj dhe nuk jam i kënaqur me disa aspekte, por jam i entuziazmuar për disa të tjera. Kështu funksionojnë gjërat.”

Pavarësisht tonit të përmbajtur, burime brenda kampit republikan flasin për një krisje të thellë në marrëdhënien mes Trump dhe Musk, që për vite ka qenë një prej aleancave më të zhurmshme të politikës dhe biznesit amerikan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...