23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Video/Operacioni “Medicine” në Fier: Arrestohen 4 administratorë farmacie për kontrabandë ilaçesh

Sekuestrohen barna të palicencuara me vlerë 800 mijë lekë – procedohet penalisht edhe një shtetase tjetër

FIER – Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një operacion disamujor për goditjen e kontrabandës me ilaçe në qytetin e Fierit. Operacioni, i koduar “Medicine”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë katër shtetas, të cilët rezultonin administratorë të farmacive që tregtonin ilaçe të kontrabanduara. Të ndaluarit janë:
• Shezai Yzeiri, 65 vjeç
• Anxhela Xhemali, 59 vjeçe
• Pleçe Byzyka, 36 vjeçe
• Tereza Plaka, 35 vjeçe

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja T. A., 53 vjeçe.

Ilaçe pa pullë fiskale dhe jashtë kontrollit të shtetit

Gjatë kontrolleve të ushtruara në farmacitë dhe banesat e të arrestuarve, policia ka sekuestruar ilaçe pa pullë fiskale, të cilat nuk janë të regjistruara pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Sipas burimeve zyrtare, vlera e barnave të sekuestruara arrin në rreth 800 000 lekë. Dyshohet se këto ilaçe janë futur në vend përmes rrugëve të paligjshme dhe janë tregtuar në kundërshtim me ligjin, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Procedurat e mëtejshme

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj të ndaluarve.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin e plotë të furnizimit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në skemën e kontrabandës me barna.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...