20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Festimet për fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve shndërrohen në kaos: Dy të vdekur, qindra të arrestuar në Francë

Fitorja historike e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit (5-0) solli një valë festimesh në të gjithë Francën, por gëzimi i tifozëve u errësua nga dhuna dhe incidentet tragjike që shpërthyen në rrugët e qyteteve franceze. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar gjatë trazirave që pasuan ndeshjen.

Në qytetin Dax në jugperëndim të vendit, një 17-vjeçar u godit për vdekje me thikë në gjoks gjatë një sherri të dhunshëm në rrugë. Ndërkohë, në Paris, një 23-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teksa lëvizte me skuter në zonën qendrore të qytetit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, 559 persona janë arrestuar në të gjithë vendin, përfshirë 491 vetëm në kryeqytet. Rreth 192 persona janë plagosur, mes tyre 22 efektivë policie dhe shtatë zjarrfikës. Raportohet se janë djegur 264 automjete dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale, përfshirë djegien e stacioneve të autobusëve dhe grabitjen e dyqaneve.

Në Champs-Élysées dhe pranë stadiumit “Parc des Princes”, aty ku zemra e PSG-së rreh më fort, protestues të dhunshëm hodhën fishekzjarrë, objekte të forta dhe hynë në përplasje të drejtpërdrejta me policinë. Rreth 30 persona u arrestuan pas grabitjes së një dyqani “Foot Locker” në qendër të Parisit. Disa dyqane të tjera në zonë pësuan fatin e njëjtë.

Për të frenuar trazirat, autoritetet kishin vendosur rreth 5,400 forca policie vetëm në Paris. Megjithatë, shpërthimi i dhunës e kapërceu kontrollin në disa zona, sidomos gjatë orëve të vona të natës.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, reagoi me ashpërsi duke dënuar dhunën:

“Tifozët e vërtetë të PSG-së po festojnë me meritë një fitore madhështore. Ndërsa në rrugë kemi përballë banditë të dhunshëm që nuk respektojnë asgjë dhe i provokojnë shërbimet e rendit. Kjo është e padurueshme dhe e papranueshme”.

Ndërsa shumica e tifozëve e shijuan fitoren historike në mënyrë paqësore, me këngë dhe festime spontane në rrugë, një pjesë e vogël, por e dhunshme, shndërroi festën në një natë dhune dhe zie për shumë familje. Autoritetet franceze kanë nisur hetime të thelluara për të identifikuar organizatorët e akteve të dhunës dhe për të parandaluar përsëritjen e skenarëve të tillë në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...