20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Finalizohet operacioni “Porcione” në Durrës, arrestohet 22-vjeçari me dhjetëra doza kokainë

Durrës – Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Porcione”, duke goditur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytet.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, arrestoi në flagrancë 22-vjeçarin Leonard Limani, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestruar dhjetëra doza me kokainë, të fshehura në një ndarje të modifikuar të makinës, të gatshme për shpërndarje në tregun e drogës.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Ky operacion vjen si rezultat i hetimeve intensive dhe informacionit të grumbulluar nga policia në kuadër të luftës së vazhdueshme kundër trafikut të narkotikëve në vend. Forcat e rendit vazhdojnë kontrollet dhe angazhimin për të goditur rrjetet kriminale që destabilizojnë sigurinë në komunitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...