24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Qershori, muaji i frutave të gjalla dhe aromave verore – Ja çfarë duhet të keni në shportë

Qershori shënon zyrtarisht nisjen e verës dhe bashkë me të, sjell një bollëk ngjyrash dhe shijesh në tregjet shqiptare. Frutat më përfaqësuese të këtij sezoni, të cilat nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj. Përveç shijes, ato ofrojnë freski, vlera ushqyese dhe janë baza ideale për receta të lehta verore.

🍈 Pjepri – Fruti mbret i verës

Ëmbëlsia dhe freskia që sjell një copë pjepri të ftohtë e bëjnë këtë frut simbol të verës. Vjen kryesisht nga Divjaka, një zonë që njihet për prodhime të bollshme edhe të shalqirit.

Si ta zgjidhni: Zgjidhni pjeprat me fund të verdhë të artë dhe me aromë të fortë.

Si ta ruani: Në temperaturë ambienti ruhet mirë për disa ditë. Për konsum të ftohtë, mund ta vendosni në frigorifer për natën, por mos e lini gjatë që të mos zbutet apo të kalbet.

Këshillë shtesë: Kombinojeni me proshutë, djathë ose pak kripë deti për një antipastë të balancuar.

🍑 Pjeshkët dhe nektarinat – Mbretëreshat e qershorit

Të ëmbla, aromatike dhe plot lëng, pjeshkët dhe nektarinat përfaqësojnë gjithë sharmin e verës. Elbasani është ndër zonat kryesore të prodhimit.

Si t’i zgjidhni: Sa më portokalli në ngjyrë, aq më të ëmbla. Nuhojini – aroma është testi më i mirë.

Si t’i ruani: Lërini në ambient deri sa të piqen mirë. Më pas, mund të futen në frigorifer për disa ditë.

Këshillë shtesë: Hiqini lëkurën për komposto apo reçel më të butë dhe të shkrifët.

🍒 Qershitë – Xhevahiret e kuqe të sezonit

Ky është muaji kur qershitë arrijnë kulmin e tyre, veçanërisht ato nga Berati, Peshkopia dhe Korça. Fundi i muajit sjell edhe vishnjet e shijshme e pak më të athëta.

Si t’i zgjidhni: Zgjidhni qershi me lëkurë të lëmuar dhe me ngjyrë sa më të errët. Bishtat duhet të jenë jeshilë dhe të gjallë.

Si t’i ruani: Në frigorifer, të paketuara mirë. Mund të qëndrojnë të freskëta për javë të tëra (nëse nuk i hani më parë!).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...