24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Zbulohet shkaku i vdekjes së stilistit të Kylie Jenner, Jesus Guerrero: Pneumoni e rëndë nga infeksion fungal

Bota e modës dhe bukurisë është ende në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të stilistit të famshëm të flokëve, Jesus Guerrero, një nga emrat më të afërt të Kylie Jenner. Shkaku i vdekjes së tij është konfirmuar nga autoritetet amerikane.

Sipas Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Qarkut Los Angeles, Guerrero ndërroi jetë si pasojë e një pneumonie të rëndë, e shkaktuar nga një infeksion fungal që ndodhet natyrshëm në mjedis. Infeksioni u përhap për shkak të një sistemi imunitar të dobësuar, gjë që e bëri organizmin e tij veçanërisht të ndjeshëm. Vdekja është klasifikuar si natyrale.

Lajmi për humbjen e tij u bë publik nga motra e tij, Gris, më 22 shkurt, në një postim prekës në faqen GoFundMe, ku shkruante:

“Me zemër të rënduar, ju njoftojmë se Jesus Guerrero ka ndërruar jetë. Ai ishte bir, vëlla, dajë, artist, mik dhe shumë më tepër. Lindi dhe u rrit në Houston, Texas, nga prindër emigrantë, dhe punoi me shumë pasion për të arritur majat e karrierës.”

Guerrero, i cili ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, ishte një nga stilistët më të kërkuar të yjeve në Hollywood. Me duart e tij ai formoi disa nga pamjet më të komentuara të Kylie Jenner dhe influencoi stilin e shumë personaliteteve të njohura.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në industrinë e bukurisë, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe homazhe nga figura publike që kanë bashkëpunuar me të. Një talent i jashtëzakonshëm, një shpirt i ndjeshëm – kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...