24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Erion Alibej trondit me rrëfimin në GJKKO: Si borxhet e vëllait e futën në botën e krimit

Tiranë – Në një seancë të tensionuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dhënë një dëshmi që pritet të ketë pasoja të thella në hetimet mbi krimet më të rënda të viteve të fundit në vend.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, e cila raportoi nga afër zhvillimet në sallën e gjyqit, Alibej paraqiti një rrëfim të detajuar për zanafillën e përfshirjes së tij në botën e krimit, duke treguar se gjithçka nisi për shkak të borxheve të vëllait të tij, i cili kishte emigruar që në moshën 16-vjeçare dhe kishte rënë në kontakt me trafikun e drogës.

“Erion Alibej është një person me arsim të lartë, ka pasur një jetë të qetë, është rritur pa baba dhe është kujdesur për nënën e sëmurë. Ai nuk kishte lidhje me aktivitetet kriminale deri në momentin kur shkoi në Itali për të marrë ilaçet e nënës, por u arrestua për shkak të një urdhri ndalimi ndaj vëllait të tij dhe u trajtua si pjesë e grupit kriminal,” – tha Bezat.

Pas 3 viteve burg, Alibej – tashmë me kontakte dhe një profil kriminal të ndërtuar në sistemin penitenciar – u përfshi në rrjetet e trafikut të kokainës, duke menaxhuar ngarkesa të mëdha dhe duke ndërtuar një profil të rrezikshëm në skenën e krimit të organizuar.

Dëshmia e tij ka zbuluar gjithashtu konflikte me individë të njohur të botës së krimit, përfshirë vëllezërit Çopja, me të cilët kishte lidhje të hershme shoqërore, por që më vonë u kthyen në armiq të përgjakshëm.

“Në vitin 2018, vëllai i tij u eliminua. Si të dyshuar u përmendën emra të fuqishëm të botës së krimit në Elbasan, përfshirë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, të cilët u zbulua se fshiheshin pas ngjarjes,” – deklaroi më tej Bezat.

Ky rrëfim i detajuar i Alibej jo vetëm që hedh dritë mbi dinamikat e brendshme të bandave kriminale në Shqipëri, por gjithashtu mund të shërbejë si provë kyçe në hetimet dhe gjykimet që pritet të pasojnë. Dëshmia e tij pritet të përfshijë emra të tjerë të njohur dhe të çojë në rrëzimin e barrierave të heshtjes që kanë mbrojtur për vite me radhë strukturat më të rrezikshme kriminale në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...