26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Gazetarja Dorjana Bezat: Pjetër Kaza u vra për hakmarrje, viktima e pestë në sagën tragjike mes dy familjeve

Një tjetër vrasje tronditëse ka rikthyer në vëmendje një sagë gjakderdhjeje që ka nisur më shumë se tre dekada më parë në veri të vendit. Gazetarja Dorjana Bezat,ndau një panoramë të gjerë dhe të thelluar mbi konfliktin mes familjes Kaza dhe asaj Gjoni, që ka rezultuar deri tani në pesë viktima.

Sipas Bezat, vrasja e fundit, ajo e Pjetër Kazës, ndodhur në derën e banesës së tij në Lezhë, është një sinjal i qartë hakmarrjeje dhe jo një krim i rastësishëm. “Zgjedhja për ta ekzekutuar në derën e shtëpisë nuk është e rastësishme, por është një mesazh i qartë që autorët kanë dashur të japin. Policia e ka orientuar hetimin drejt kësaj piste, pasi Pjetri nuk ka pasur konflikte të tjera”, tha gazetarja.

Fillimi i tragjedisë: viti 1994

Bezat kujtoi se gjithçka nisi më 7 janar të vitit 1994, kur Ndue Kaza, vëllai i Pjetrit dhe një mësues matematike i cili në atë kohë ishte veshur si polic pas një kursi të përshpejtuar, u qëllua për vdekje gjatë një kontrolli ndaj dy personave të armatosur. “Ai ishte një person i arsimuar, por për shkak të kushteve, zgjodhi të shërbente si polic. Fatkeqësisht u vra në krye të detyrës nga persona që ndiheshin të kërcënuar”, shtoi gazetarja.

Më pas, në një akt hakmarrjeje, vëllai tjetër i Ndue Kazës vrau personat që kishin vrarë vëllain e tij, duke thelluar ciklin e gjakut. Por përplasja nuk ndaloi me kaq.

Belgjika, viti 2004 – Kanuni kapërcen kufijtë

Në vitin 2004, saga e dhunës kaloi përtej kufijve shqiptarë: në Belgjikë, u vranë një vëlla tjetër i Pjetrit dhe një nip i viktimës së vitit 1994. “Kanuni vrau edhe në territor të huaj. Mendohej se me dy viktima nga të dyja palët gjithçka do të përfundonte. Por jo”, u shpreh Bezat.

Vrasja e Pjetrit dhe përpjekjet për pajtim

Bezat tha se nga komunikimet e saj me familjen Kaza, mësohet se ka pasur tentativa për pajtim nga ana e familjes Gjini. “Ata kanë pohuar se vrasja e vitit 1994 ishte një keqkuptim dhe nuk ishte e drejtuar ndaj familjes Kaza, por ndaj një përfaqësuesi të uniformës që i kishte ndalur dhe ata ishin ndjerë të rrezikuar”.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, dhuna u rikthye, dhe për Bezat, kjo është dështim i kodeve shoqërore, hetimore dhe kanunore. “Vrasja e Pjetër Kazës është dëshmi se askush nuk ka ndërhyrë me sukses për të ndalur këtë zinxhir vrasjesh”, përfundoi gazetarja.

Një cikël pa fund?

Saga tragjike mes dy familjeve të njohura në veri të vendit, e mbarsur me hakmarrje, vrasje dhe tentativë për pajtim, ngre shqetësime serioze për mungesën e shtetit, dështimin e ndërmjetësimit tradicional dhe pasojat afatgjata të drejtësisë jashtë institucioneve. Vrasja e Pjetër Kazës mund të jetë thjesht një tjetër kapitull i dhunshëm, në një histori që ende nuk ka marrë fund.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...