24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Zelensky refuzon armëpushimin e propozuar nga Rusia: “Një taktikë për të shmangur sanksionet”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë për një armëpushim të përkohshëm dhe të kufizuar, duke e quajtur atë një manovër taktike për të fituar kohë dhe për të shmangur sanksionet e reja nga SHBA.

Sipas Zelenskyt, ideja e një armëpushimi 2-3 ditor me pretekstin për të mbledhur trupat e ushtarëve të rënë është një tentativë e hapur për të zvarritur presionin ndërkombëtar mbi Kremlinin.

Mendoj se janë budallenj, sepse, në parim, një armëpushim synon të sigurojë që të mos ketë viktima”, u shpreh ai.

Ai theksoi se të vetmet mjete që ndalojnë Rusinë janë sanksionet e rënda ekonomike, ndaj bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga Kongresi Amerikan.

Kjo është arsyeja pse dua vërtet që partnerët tanë amerikanë të marrin masa të forta dhe të dërgojnë një paketë sanksionesh në Senat, për të ushtruar presion mbi rusët që të ndalojnë armiqësitë me sanksione të forta. Ata nuk kuptojnë asnjë mënyrë tjetër”, tha ai.

Zelensky kujtoi se kanë kaluar tre muaj që kur Shtetet e Bashkuara sinjalizuan mbështetjen për një armëpushim të plotë, të cilin Ukraina e pranoi, dhe se kërkesat e Kievit nuk kanë ndryshuar.

Ky reagim vjen në një kohë të ndjeshme për përpjekjet diplomatike ndërkombëtare, ndërsa lufta në Ukrainë vijon të përshkallëzohet dhe pasojat e saj ndihen globalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...