10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Xheneta Fetahu zbulon marrëdhënien me ish-vjehrrën: “Me të kam pasur gjithmonë probleme, por me ish-vjehrrin kam respekt të madh”

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka folur hapur për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell. Gjatë diskutimit për raportet nuse-vjehërr, ajo ka rrëfyer një histori personale nga lidhja e saj e mëparshme.

Xheneta tregoi se ka qenë e fejuar për pesë vite dhe ka jetuar me të dashurin e saj, me të cilin ka kaluar edhe një periudhë ku ka jetuar pranë familjes së tij për shkak të punës. Ajo theksoi se kishte një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, me të cilin ruan edhe sot një respekt të madh, ndërsa raporti me ish-vjehrrën ishte gjithmonë i vështirë.

“Unë kam qenë e fejuar 5 vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që t’a konceptonte dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme,” u shpreh ajo.

Ky rrëfim i Xhenetës pasqyron një realitet shpesh të ndërlikuar në marrëdhëniet familjare, veçanërisht në raportin midis nuses dhe vjehrrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...