24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Numri i të plagosurve nga makina në paradën e Liverpool FC rritet në 109, padi ndaj shoferit

Numri i personave të plagosur pasi një makinë përplasi turmën gjatë paradës së fitores së Liverpool FC në Premier League është rritur në 109, njoftojnë autoritetet policore.

Incidenti ndodhi rreth orës 18:00 më 26 maj në rrugën Water Street, ku një automjet goditi tifozët që festonin rikthimin e ekipit në qytet. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë nëntëvjeçar, një nga viktimat më të vogla të këtij ngjarjeje.

Shoferi i makinës, Paul Doyle, 53 vjeç, u paraqit të premten para Gjykatës së Magjistratëve dhe Gjykatës së Lartë të Liverpool-it, ku përballet me shtatë akuza, përfshirë plagosje të rëndë trupore me dashje, përpjekje për të shkaktuar plagosje të rëndë dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Doyle, ish-marins dhe baba i tre fëmijëve, pritet të dalë sërish në gjykatë më 14 gusht për seancën e pranimit të fajësisë.

Në fillim, policia raportoi për 79 të plagosur, por ky numër u rrit pasi u identifikuan edhe persona të tjerë me lëndime të lehta, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore vetë në spital. Autoritetet vazhdojnë hetimet për ngjarjen që tronditi qytetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...