17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kuvendi i Kosovës përballet sërish me ngërçin politik, tenton për herë të 27-të konstituimin

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës do të tentojë edhe sot, për herë të 27-të, të dalë nga ngërçi politik që po e mban peng konstituimin e këtij institucioni që nga zgjedhjet e fundit. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, por ende nuk ka shenja konkrete se do të ketë përparim.

Në seancën e djeshme nuk u arrit të krijohej komisioni zgjedhor për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, gjë që ka zgjatur ngërçin prej katër muajsh. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi partitë politike që të propozonin anëtarët e tyre për komisionin, por propozimet nuk morën mbështetje, duke çuar në dështimin e procesit. Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë më 5 qershor.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar është e drejtë ekskluzive e partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka kandiduar Albulena Haxhiun për këtë post. Megjithë gatishmërinë për marrëveshje politike me partitë tjera, LVV ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç zgjedhjes së kryetarit, duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarë të Kuvendit, për të mundësuar konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë. Vetëm pas përmbylljes së këtyre proceseve mund të fillojë formimi i Qeverisë së re.

Ngërçi politik vazhdon si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit për të arritur një koalicion funksional që do t’i japë stabilitet institucioneve të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...