24.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Zbulohet qyteti i lashtë Maja “Los Abuelos” në Guatemalën veriore, me mbi 3,000 vite histori

 

Në Guatemalën veriore janë zbuluar mbetjet e një qyteti Maja që daton rreth 3,000 vjet më parë, i quajtur “Los Abuelos” — që përkthehet “Gjyshërit”. Ky qytet arkeologjik ndodhet 21 kilometra larg nga vendi i njohur Uaxactun, në departamentin Petén.

Qyteti daton nga periudha Preklasike e Mesme (800–500 p.e.s) dhe konsiderohet një nga qendrat ceremoniale më të vjetra dhe të rëndësishme të qytetërimit Maja. Në qendër të tij është një piramidë 33 metra e lartë dhe monumente të skalitura me ikonografi unike.

Emri “Los Abuelos” lidhet me dy skulptura njerëzore të gjetura aty, që mendohet të përfaqësojnë një “çift paraardhës”, duke reflektuar praktikat rituale të adhurimit të paraardhësve nga maja.

Qyteti përfshin një territor prej 16 kilometrash katrorë dhe ka një sistem unik kanalesh uji, që dëshmon një planifikim arkitektonik jashtëzakonisht të avancuar.

Kjo zbulim vjen pas gjetjeve të shumta vitin e kaluar në xhunglën e El Mirador në Guatemalë, ku u identifikuan më shumë se 400 vendbanime të lidhura me rrugë të lashta, të cilat kanë ngjashmëri me sistemin e parë të “autostradave” në botë.

Zbulimet e tilla po ndryshojnë thellësisht kuptimin tonë për qytetërimin Maja dhe kompleksitetin e tij historik.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...