33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Kriza e strehimit në Shqipëri thellohet, Brunila Haxhiu: “Strehimi është luks, çmimet më të larta se në Milano”

 

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunila Haxhiu, ka deklaruar sot se kriza e strehimit në vend është përkeqësuar ndjeshëm dhe po nxit largimin masiv të të rinjve dhe familjeve të reja nga Shqipëria.

Në një konferencë për shtyp, Haxhiu u shpreh se strehimi është kthyer në luks për shumicën e qytetarëve, me çmime banesash dhe qirash që kanë arritur nivele të papërballueshme. Sipas saj, çmimet e apartamenteve në kryeqytet janë më të larta se ato në Milano, ndërkohë që pagat në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në Evropë.

“Çmimet janë rritur vrullshëm, duke bërë të pamundur për të rinjtë që sapo fillojnë jetën familjare të blejnë apo marrin me qira një banesë. Edhe në rastet kur marrin kredi, kostot janë të jashtëzakonshme dhe ata mbeten peng i borxheve,” theksoi Haxhiu.

Ajo akuzoi qeverinë Rama për thellimin e krizës, duke shpjeguar se ndërtimi në vend është përdorur më shumë si mjet pastrimi parash sesa për të siguruar strehim për qytetarët. Sipas saj, mijëra apartamente mbeten të pashitura në Tiranë, ndërkohë që fondi 3% i banesave sociale, që synon t’u merret ndërtuesve për t’i dhënë qytetarëve në nevojë, nuk është zbatuar.

Në lidhje me zgjidhjet, Haxhiu prezantoi programin e Partisë së Lirisë për subvencionimin e strehimit dhe ndërtimin e banesave sociale, me prioritet për familjet e reja, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe studentët. Programi parashikon rritjen e fondeve nga shteti dhe bashkëfinancim me Bashkinë e Tiranës, krijimin e një zëri të veçantë në buxhet për strehimin e familjeve të prekura nga programet urbanistike dhe garantimin e një transferte të kushtëzuar për strehimin në shpërndarjen e fondeve nga qeveria qendrore.

“Kriza e strehimit ndikon drejtpërdrejt në rënien e lindshmërisë dhe në emigrimin masiv të çifteve të reja. Partia e Lirisë ka vullnetin dhe programin për të dhënë zgjidhje konkrete këtij problemi social shumë të rëndë,” përfundoi Haxhiu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...