33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë, pesë persona procedohen penalisht

Vlorë – Pesë persona janë proceduar penalisht pas zjarrit të madh që përfshiu ditën e djeshme fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë, mes të proceduarve janë edhe figura kyçe të administratës së qytetit, përfshirë Francesko Tozajn, Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, dhe Alpin Skëndaj, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë. Po ashtu, janë referuar dhe nisur procedime për tre manovratorë të Bordit të Kullimit: Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj.

Ngjarja ka ndodhur më 7 qershor rreth orës 12:18, kur për shkak të temperaturave të larta shpërtheu zjarri në fushën e mbetjeve. Policia bën me dije se të pandehurit kanë neglizhuar detyrën duke mos ndërmarrë masat e nevojshme për shuarjen e zjarrit në kohë, me pasoja të rënda për ndotjen e mjedisit.

Autoritetet vijojnë hetimet për përcaktimin e plotë të përgjegjësive në lidhje me këtë incident që solli dëme mjedisore dhe shqetësim në komunitetin lokal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...