33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Skandal në Bashkinë e Tiranës: Kryetarja në Detyrë Anuela Ristani akuzohet për abuzim me asetet publike

TIRANË – Një aferë e re me abuzime në financat dhe asetet e Bashkisë së Tiranës është zbuluar nga gazetarët e emisionit investigativ “Piranja” në Syri TV, duke vënë në qendër të vëmendjes kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani.

Pamjet filmike të publikuara tregojnë me prova të pakundërshtueshme sesi Ristani përdor në mënyrë të padrejtë mjetet e bashkisë për interesa personale dhe familjare, duke shkelur etikën dhe detyrën publike.

Jo vetëm kaq, por kryetarja e komanduar u shfaq edhe në një reagim të ashpër dhe kërcënues ndaj gazetarëve që po hetonin rastin, duke nxitur debate mbi transparencën dhe përgjegjësinë në institucionet lokale.

Nga ana e Partisë Demokratike, përmes këshilltarit për çështjet ekonomike dhe nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti, është kërkuar nisja e menjëhershme e hetimeve nga prokuroria dhe shtimi në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak të një pike për llogaridhënien e znj. Ristani.

Demokratët theksojnë se paratë e taksapaguesve duhet të përdoren për investime në shërbime publike, si çerdhe, kopshte dhe shkolla, dhe jo për interesa private të drejtuesve të lartë.

Gjithashtu, PD kërkon largimin e menjëhershëm të Anuela Ristanit dhe shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rasti ka ndezur debate të forta politike dhe nxit thirrje për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë qeverisje transparente dhe shërbim efektiv publik.

Tirana kërkon ndryshim – një administratë që t’i shërbejë qytetarëve, jo interesave personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...